Çka thotë revista ‘Vogue’ për Era Istrefin (Foto)

'Rihanna e Evropës Juglindore' është epiteti që revista e famshme 'Vogue' i ka dhënë këngëtares nga Kosova Era Istrefi. Këtë verë kënëgëtarja 22 vj

‘Rihanna e Evropës Juglindore’ është epiteti që revista e famshme ‘Vogue’ i ka dhënë këngëtares nga Kosova Era Istrefi.

Këtë verë kënëgëtarja 22 vjeçare, Era Istrefi tejkaloi kufijtë dhe u bë sensacion edhe në Shtetet e Bashkuara.

Hiti i saj ndërkombëtar ‘Bonbon’ i cili arriti më shumë se 133 milionë klikime në Youtube e ka bërë Erën njërën prej yjeve më të popullarizuara të Evropës Juglindore.

Pasi që hiti i saj filloi të marrë klikime, ajo e lansoi edhe versionin anglisht të këngës ‘Bonbon’ këtë verë, së cilës i shtoi edhe vokalin e artistit Post Malone, ku u bë hit veror.

Tani Era është duke vazhduar suksesin e saj, me ç’rast ka nënshkruar kontratë me industrinë e njohur të muzikës Sony Music Entertainment dhe Ultra Music për përfaqësimin e saj në SHBA.

Duke qenë në Los Angeles, Era për Vogue.com ka thënë se është ndjenjë e mirë që të bëhesh sensacion brenda natës. Vogue.com flet për suksesin e Erës dhe krahasimin që ia kanë bërë asaj me Rihannan.

Vogue per Eren

COMMENTS