Është pa diskutim kinemaja më e dashur e shqiptarëve. 'Cineplexx' është vendi që të gjithë zgjedhin për të kaluar një natë ndryshe, duke shikuar nj
Është pa diskutim kinemaja më e dashur e shqiptarëve.
‘Cineplexx’ është vendi që të gjithë zgjedhin për të kaluar një natë ndryshe, duke shikuar një nga filmat më të fundit.
‘Geostorm’ është filmi i fundit i shfaqur në këtë kinema, e cila datën e 19 tetorit theu rekordin e Ballkanit, duke shituar hiq më pak se 1258 bileta.
Me këtë rast ‘Cineplexx’ kishte shpërblyer me produkte falas nga partnerët Patos dhe BO Cafe, të gjithë klientët e saj.
Filmi ‘Geostorm’ flet për një projektuesi satelitor (Gerard Butler), i cili duhet të garojë për të shmangur një katastrofë kur satelitët e kontrollit të klimës së planetit fillojnë të mosfunksionojnë në këtë aventurë të shkencës.
Lajmin për thyerjen e rekordit në shitjen e biletave, e bëri të ditur vet kinemaja ‘Cineplexx’ përmes një postimi në Facebook.


COMMENTS