Zyrtarët në pjesën veriore të Kalifornisë kanë urdhëruar 188 mijë banorë, pranë digës më të lartë në SHBA, të evakuohen, pasi një kanal i shkarkimit ë
Zyrtarët në pjesën veriore të Kalifornisë kanë urdhëruar 188 mijë banorë, pranë digës më të lartë në SHBA, të evakuohen, pasi një kanal i shkarkimit është dëmtuar rëndë.
Kanali emergjent i shkarkimit pranë digës Oroville ka qenë pranë kolapsit, si pasojë e shirave të dendur, thanë zyrtarët.
Uji i papërmbajtur ka ndaluar tani të rrjedhë.
Liqeni Oroville ndodhet rreth 242 kilometra në verilindje të San Franciskos, ndërsa diga Oroville, prej 235 metrash, është më e larta në SHBA.
https://www.youtube.com/watch?v=jbkz-F4PcaA

COMMENTS