Nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka filluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Pas takimit me kryeministrin, nënpresidenti Biden prite
Nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka filluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Pas takimit me kryeministrin, nënpresidenti Biden pritet të ketë një takim edhe me presidentin Hashim Thaçi.
Ndërsa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, gruaja e tij Jill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.
Pasdite bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje do të mbajë emrin e Joseph R. ‘Beau’ Biden, III.
Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
COMMENTS