Fshati Shqiptar është një nga lagjet më historike të Stambollit. Arnavutkoy është një ndër vendet më të vizituar prej yjeve turke pasi njihet për r
Fshati Shqiptar është një nga lagjet më historike të Stambollit.
Arnavutkoy është një ndër vendet më të vizituar prej yjeve turke pasi njihet për restorantet e shumta me produkte deti.
E mbrëmë në këtë fshat simpatik u panë e u fotografuan edhe çifti Burak Ozçivit dhe e fejuara Fahriye Evenc.
Ylli i kinematografisë turke, i cili tek në njihet për interpretimin e tij në serialin ‘Sulejmani i madhërishëm’ si Bali Bey, nuk iu shpëtoi pyetjeve të gazetarëve, për thashethemet e fundit në lidhje me modelen iraniane, për të cilët u tha se kanë qenë në një lidhje kohë më parë.
E gjithë kjo pasi aktori kishte komentuar një ndër fotot e shumta të bukuroshes iraniane Mahlagha Jaberi, e cila gjë kishte bërë bujë të madhe në mediat turke.
Aktori iu shmang pyetjes, duke i kaluar thjeshtë më një buzëqeshje.



COMMENTS