Alma Lama vs Gold AG – kënga e Goldit fshihet nga Youtube (Foto)

Padia e deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Alma Lama, ka rezultuar e suksesshme. Bëhet fjalë për padinë që Lama, kishte ngritur ndaj

Padia e deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Alma Lama, ka rezultuar e suksesshme. Bëhet fjalë për padinë që Lama, kishte ngritur ndaj reperit Gold Ag, pasi ajo ishte ndier e fyer nga kënga e tij ‘Shqiptar 2’.

Në seancën e fundit, Alma Lama dhe avokati i saj kishin kërkuar masën e sigurisë për ndalimin e këngës si dhe bllokimin e llogarive bankare.

Gjykata e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e saj kundër këngëtarit dhe tashmë kënga e tij ‘Shqiptar 2’ është fshirë nga Youtube.

Mësohet se Gold AG këngën e bllokoi me vet dëshirë për të respektuar procedurat gjyqësore.

Klipi ne Youtube GOLD AG

COMMENTS