Pas vërshimeve të mbrëmshme situata në Prishtinë është stabilizuar, thotë Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti. Ai në një postim në Facebook shprehet s
Pas vërshimeve të mbrëmshme situata në Prishtinë është stabilizuar, thotë Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti.
Ai në një postim në Facebook shprehet se vërshimeve në qytet i është gëzuar një parti politike.
Ja postimi tij në Facebook:
‘Situata në qytet është stabilizuar edhe pse ka shume dëme nga vërshimet mbrëmë. Falënderojmë të gjitha ekipet e komunës dhe kompanitë që ishin në terren gjatë gjithë natës dhe posaçërisht qytetarët që treguan gatishmëri të ndihmojnë si vullnetare.
P.S. Një parti politike iu gëzua vërshimeve dhe si duket kanë shpresuar që të jetë edhe më keq, vetëm e vetëm që të lëshojnë një komunikate kundër qeverisjes komunale. S’kam koment!!!’, është shprehur Ahmeti.
COMMENTS