AGK kërkon mbrojtjen e Buzhalës e largimin e ambasadores turke nga Prishtina

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërkesës së Turqisë, e cila i ka kërkuar Kosovës që të marr masa ndëshkuese ndaj gazetarit Berat B

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërkesës së Turqisë, e cila i ka kërkuar Kosovës që të marr masa ndëshkuese ndaj gazetarit Berat Buzhala për komentet e bëra në Facebook në lidhje me grusht shtetin që ndodhi ditë më parë në Turqi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon kërkesën e Qeverisë së Turqisë e parashtruar përmes Ambasadës së Turqisë në Prishtinë për arrestimin dhe dënimin e gazetarit Berat Buzhala. Ne e konsiderojmë shkelje të rëndë kërkesën e Ambasadës Turke drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës e ku bëhet thirrje për marrjen e masave ndaj gazetarit në fjalë”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Më tutje AGK thotë se, “rikujtojmë ambasadën turke se gazetarët në Kosovë e kanë të drejtën e lirisë së fjalës, e cila nuk guxon të rrezikohet nga askush pasi është e drejt e garantuar me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”.

Pas publikimit të këtij rasti, AGK-ja thotë se ka komunikuar me gazetarin Buzhala, i cili ka njoftuar se “statusi në Facebook” ka qenë krejtësisht i karakterit sarkastik.

“Nga Ambasada Turke në Prishtinë kërkojmë që në afat sa më të shpejt të kërkojë falje për këtë veprim skandaloz, ndërkohë që po ashtu kërkojmë largimin nga Kosova të Ambasadores së Turqisë Kivilcim Kiliç. Një ambasadore që bën thirrje për arrestimin dhe dënimin e gazetarëve është e papranueshme për komunitetin tonë”, përfundon komunikata e AGK-së.

COMMENTS