Sa shumë ngjajnë modeli shqiptar dhe ai italian! (Foto)

Jo rrallë ndodh të shohim, sa shumë ngjajnë dy persona me njëri tjetrin. Duken sikur janë binjakë. E pamje pothuajse të njëjtë, kanë modeli shqipt

Jo rrallë ndodh të shohim, sa shumë ngjajnë dy persona me njëri tjetrin. Duken sikur janë binjakë.

E pamje pothuajse të njëjtë, kanë modeli shqiptar Bekim Shllaku dhe ai italian Michele Morrone. Po t’i shikosh fotot e këtyre dy modeleve, vështirë vërehet se nuk është i njëjti person dhe pse asgjë nuk i lidh.

Njëri jeton në Prishtinë, e tjetri në Itali. E gjëja e përbashkët e tyre, mbetet profesioni i modelit, të cilin e ushtrojnë të dy. Por mahnit ngjashmëria mes tyre.

Modeli Bekim Shllaku thotë për KosovaPress, se ka mbetur i befasuar kur e ka parë, sa shumë ngjanë me modelin italian.

‘Kur një shoqe imja, m’i ka dërguar fotot e Michele Morrone, kam mbetur i befasuar kur kam parë sa shumë ngjajmë ne të dy’, tha ai.

Ndërsa thotë se do të dëshironte që ta takonte Morronen, të cilit i ngjan aq shumë.

‘Kisha pasur dëshirë që ta takoja një ditë. Do të ishte interesant për mua, që përballë ta kem një njeri, i cili duket si unë’, thotë ai.

COMMENTS

DISQUS: