Jeta e ‘Nihanit’ dhe sukseset e deritanishme në film

Babai i saj ka qenë vozitës, ndërkaq e ëma, amvise. Një prej aktoreve më të popullarizuara turke, e cila tashmë ka bërë emër me rolet e saj

Babai i saj ka qenë vozitës, ndërkaq e ëma, amvise.

Një prej aktoreve më të popullarizuara turke, e cila tashmë ka bërë emër me rolet e saj edhe jashtë Turqisë, është Neslihan Atagül apo Nihan, emër ky me të cilin ajo u bë e njohur në serinë Kara Sevda.
Neslihan Atagül u lind me 20 gusht të vitit 1992, në Stamboll.
Në fakt, babai i kësaj aktoreje ka prejardhje nga Kaukazi, e nëna e saj nga Belorusia.
Neslihan ka përfunduar studimet për teatër në Universitetin Yeditepe.
Aktores Neslihan Atagul, dëshira për tu bërë aktore i lindi gjatë periudhës së fëmijërisë, dhe për këtë ka biseduar me prindërit e saj, të cilët edhe kanë arritur që ta angazhojnë atë në këtë fushë.
Neslihan, në moshën 13 vjeçare, në vitin 2006, ka luajtur edhe luan rolin e parë në filmin İlk Aşk.
Në të, ajo luan rolin e Baharit.
Në fakt, aktorja Neslihan, në këtë film luan me bashkëpunëtorë, që janë yje filmi, përfshirë këtu: mis botën 2002, Azra Akin dhe aktorin Halit Ergenç.

Neslihan Atagul, debutimin me seri e bëri në serinë televizive Yaprak Dökümü, që u transmetua nga vitit 2006-10.
Në këtë seri, luan bashkë me aktoren e mirënjohur turke, Fahriye Evcen.
Në vitin 2011, Neslihan ka luajtur një rol në dramën e zhanrit psikologjik, Araf, me skenar dhe regji të Yesim Ustaoglu.

Në këtë film, Neslihan luan rolin e Zehras.
Ky film rrëfen tregimin për dy të mbijetuar nga një gjenocid.
Me fjalë të tjera, filmi Araf ka marrë kritika pozitive dhe është prezantuar edhe në festivalin e filmit në Venedik. Neslihan, për rolin e saj në këtë film, në ceremoninë e 45-të vjetore të ndarjes së çmimeve nga asociacioni i kritikëve të filmit u nderua me çmimin aktorja më e mirë.
Ajo me këtë titull, për rolin në këtë film u shpërblye edhe në disa ngjarje të tjera, si në ceremoninë e 25-të vjetorit të festivalit ndërkombëtar të filmit në Tokio, në festivalin Golden Boll Film si dhe në festivalin e filmit në Moskë.
Në vitin 2013, Neslihan u nderua me çmimin aktorja më e mirë e re, në festivalin ndërkombëtar të filmit dedikuar femrave, Uçan Broom.
Në vitin 2011, Neslihani filloi xhirimet në serinë televizive Canim Babam.
Në këtë film veç Neslihanit luajnë edhe Mehmet Aslantuğ, Özge Özberk e Ceren Bozoğlu. E Neslihani këtu luan rolin e Pinar.
Në maj të vitit 2013, aktorja Neslihan filloi xhirimet në serinë Fatih Harbiye ku luan me Kadir Doğulu. Neslihan, në këtë film luan rolin e personazhit Nerimani, e cila jeton në një lagje të Stambollit.
Ajo mundohet të gjej një zgjidhje për të dal nga varfëria dhe për t’ju bashkuar elitës së personave të pasur.
Ky serial ka përfunduar në dhjetor të 2014-tës.

Në prill të vitit 2015, Neslihan filloi xhirimet në filmin Senden Bana Kalan bashkë me Ekin Koç.
Ky film është adaptim nga filmi Korean, Bir Milyonerin İlk Aşkı. Neslihan, këtu luan rolin e Elif-es.
Po këtë vit, Neslihani, bashkë me aktorin Burak Özçivit luajnë rolet në serinë Kara Sevda. Në këtë film, ajo luan rolin e vajzës me emrin Nihan.

E në gusht të vitit 2016, ajo u bë zëdhënëse për kompaninë ndërkombëtare Pantene. Dhe, tani, ajo vlerësohet një prej modeleve më të mira.
Aktorja Neslihan ka shumë fansa, si në Turqi, ashtu edhe rreth botës, e bazën e tyre e ka fituar falë dukjes por dhe sjelljeve të mira që ka si person. Njëherësh, ajo është një prej aktoreve më të mira që ka Turqia.
Sa i përket jetës personale, Neslihan, në vitin 2013 ka qenë në lidhje me bashkë aktorin e saj në filmin Fatih Harbiye, Kadir Dogulu.
Pa dy vite takimesh, ata u fejuan, më saktësisht, ata u fejuan në nëntor të 2015-tës ndërkaq u martuan një vit më vonë, në korrik të 2016-tës

COMMENTS

DISQUS: