Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor 'Birthday'. Pa dhënë asnjë paralajmërim, ai vendosi që këtë radhë
Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor ‘Birthday’.
Pa dhënë asnjë paralajmërim, ai vendosi që këtë radhë në mënyrë të befasishme të sjell për fansat këngën e tij të re.
‘Birthday’ është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet reperi.
Me një yll të ndriçuar që simbolizon logon e labelit ‘Babastars’ dhe i veshur tërësisht zi, Geti erdhi mjaft me stil në klipin e ri.
Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit Entermedia.
Ndryshe, Getoar Selimi ka qenë një ndër emrat më të përfolur këtë vit në showbizin shqiptar, kjo pas martesës me moderatoren Marina Vjollca

COMMENTS