Orkestra ‘2 korriku’ lansojn të dielen projektin e ri (Video)

Orkestra '2 korriku' do të rikthehen me një projekt të ri muzikor 'Shkon e vjen', nga Riza Bllaca, është kënga të cilën e kanë përpunuar në studio

Orkestra ‘2 korriku’ do të rikthehen me një projekt të ri muzikor

‘Shkon e vjen’, nga Riza Bllaca, është kënga të cilën e kanë përpunuar në studion e Hekuran Krasniqit.

Klipi është gjithashtu mjaft i veçantë, pasi do të kemi mundësinë që pas një kohe shumë të gjatë t’i shohim së bashku regjisorin e njohur Fatos Berisha, aktorin Fatos Kryeziu, dhe këngëtarët Faton Isufi dhe Fatos Hoxha së bashku në një grup.

Anëtari i grupit ‘2 korriku’, Faton Isufi ka treguar për zico.tv se klipi do të publikohet këtë fundjavë.

Për të gjithë ju që mezi e prisni lansimin e tij, ndiqeni më poshtë trailerin:

Ndryshe orkestra ‘2 korriku’ janë të njohur edhe për dy projektet e mëparshme, me titull ‘Lopa’ dhe ‘Lamtumirë’ që janë pritur mirë nga adhuruesit e tyre.

COMMENTS

DISQUS: