Një dasmë madhështore Organizatori i disa prej emisioneve më të ndjekura në RTV21, Milot Nuraj, të shtunën i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martu
Një dasmë madhështore
Organizatori i disa prej emisioneve më të ndjekura në RTV21, Milot Nuraj, të shtunën i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me modelen e njohur Alba Hoti.
Çifti ka organizuar një dasmë madhështore e cila ishte shumë më ndryshe nga ato çka jemi mësuar t’i shohim, kishte pak nga tradicionalja dhe modernia, shkruan rtv21.tv

Fillimisht dasma ka nisur në fshatin e lindjes së Milotit, Strellc të Deçanit, për të vazhduar më pas me një ndejën kryesore e cila u organizua në restorantin Grand Oita në Gjakovë një ambient si në përralla i dekoruar nga Glamour IN.

Miloti dhe Alba hyrjen në sallë e kanë bërë me këngën ‘Bareshë’ të këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarusha, për të vazhduar më pas me një vallëzim romantik.
Rreth 500 persona janë mbledhur për të festuar datën më të rëndësishme të çiftit, në mesin e tyre familjarë, kolegë e fytyra të shumta publike si Muhamet Sejdiu, Violeta Kajtazi, Vjollca Haxhiu, Yllka Kuqi, Dhurata Dora, Adrian Gaxha, Ledri Vula e shumë të tjerë.



https://www.youtube.com/watch?v=puWwF83hmbo
I ftuar ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili në pamundësi të jetë pjesë në dasmë i ka dërguar çiftit një telegram urimi. Deri në orët e hershme të mëngjesit çifti bashkë me mysafirët janë argëtuar nga këngëtarët Meda, Sinan Hoxha, Lori, Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Ndryshe, për vellon e mrekullueshme të nuses është përkujdesur kreatorja Vjollca Llapashtica, grimin e flokët Kaci dhe Sellma, ndërsa për kostumin e dhëndrit brendi i veshjeve Signori.


COMMENTS