Britney Spears është rikthyer pas në kohë, duke risjellë edhe njëherë veshjen e përdorur në një videoklip muzikor të vitit 2001, ndërsa Rita Ora është
Britney Spears është rikthyer pas në kohë, duke risjellë edhe njëherë veshjen e përdorur në një videoklip muzikor të vitit 2001, ndërsa Rita Ora është bukuri ‘helmuese’.
Takimi vjetor i ‘KISS Halloween Party’ në Londër mblodhi në tapetin e kuq shumë yje në një garë për maskën më të bukur.
Spears u shfaq me veshjen e përdorur në këngën ‘Hit me baby one more time’, të publikuar 16 vite më parë, ndërsa Rita Ora kishte zgjedhur personazhin e filmit Batman & Robin, Ivin helmuese të luajtur mjeshtërisht në 1997 nga Uma Thurman.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Uma frymëzon të famshëm për maskën e Halloëeen, një të ngjashme ka përdorur edhe Kim Kardashian në vitin 2001, transmeton tch.
Ndërkohë, Dua Lipa u shfaq ‘kuqezi’ me një kostum të frikshëm ngjyrë të ndezur dhe një trëndafil të zi. Pas nuk mbeti as Olivia Buckland e transformuar në një sirenë ‘të errësirës’.







COMMENTS