Lumi B po punon në këngën e re (Foto)

Hip hop ylli, Lumi B, po punon në projektin e tij të ri. Vet reperi ka publikuar foto në rrjetin social InstaStory, ku ka konfirmuar se ai po

Hip hop ylli, Lumi B, po punon në projektin e tij të ri.

Vet reperi ka publikuar foto në rrjetin social InstaStory, ku ka konfirmuar se ai po punon në projektin e ri.

Detajet nuk i ka publikuar Lumi, por Telegrafi mëson se projekti i ri po realizohet në studion e RedBox nga producenti i hiteve, BigBang.

Lumi B ka pasur një verë mjaft të ngjeshur, me shumë koncerte dhe projekte.

Projekti më i fundit i tij ishte ‘Simpatia’ me Dhurata Dorën, që u bë hit, ashtu sikurse këngët tjera ‘Pablo’ e ‘Krejt Shokt e Mi’.
Lumi po shijon jetën familjare me bashkëshorten dhe djalin e tij, Blinin.

Ai nuk ka qenë asnjëherë i përfolur për aferat, ndonëse ka pasur spekulime për një shkëputje nga grupi Kaos me Viganin, me të cilin shihet më rrallë.

COMMENTS

DISQUS: