Reperi Snoop Dogg e ka paralajmëruar albumin e tij të ri me titull, 'Make America Crip Again'. Titulli i albumit është frymëzuar nga sllogani i
Reperi Snoop Dogg e ka paralajmëruar albumin e tij të ri me titull, ‘Make America Crip Again’.
Titulli i albumit është frymëzuar nga sllogani i Donald Trump gjatë fushatës presidenciale: ‘Make America Great Again’.
Duke qenë anëtar i bandës afroamerikane ‘Crips’, ai e ka zëvendësuar fjalën ‘great’ me ‘crip’.
Albumi i 16-të me radhë i reperit legjendar do të vijë për fansat e tij nga data 27 tetor.
Ky do të jetë albumi i dytë i Snoop gjatë këtij viti, pas albumit ‘Neva Left’ që u lansua në muajin korrik.
‘Make America Crip Again’ është vazhdim i betejës së reperit me presidentin Trump.
Më poshtë është lista e këngëve që janë pjesë e albumit të ri të Snoop Dogg:
1. M.A.C.A.
2. 3’s Company (ft. Chris Brown & OT Genasis)
3. Good Foot
4. Dis Finna Be a Breeze (ft. Ha Ha Davis)
5. None of Mine
6. My Last Name (ft. October London)
7. Sports Center (ft. Designer Flow)
8. Fly Away (ft. Shon Lawon)

COMMENTS