Penelope Cruz do të mahnitë me rolin e Donatella Versace në serialin për vrasjen e Gianni Versace (Foto/Video)

Spanjollja atraktive, Penelope Cruz, do t’i mahnitë fansat e saj me rolin e Donatella Versacet në serialin e ri me titull 'The Assassination of Gi

Spanjollja atraktive, Penelope Cruz, do t’i mahnitë fansat e saj me rolin e Donatella Versacet në serialin e ri me titull ‘The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story’ që sjell ngjarjen e vrasjes së dizajnerit të njohur italian, Gianni Versace.

Tashmë është publikuar edhe paraqitja e dytë e shkurtë për serinë e re me regji të Ryan Murphy, ku shfaqet motra e Giannit, Donatella (Penelope Cruz), pranë vendit ku është vrarë dizajneri ikonik.

Ngjashëm si paraqitja e parë e shkurtë, edhe e dyta nuk tregon shumëçka në lidhje me serialin e ri që do të nisë shfaqjen në vitin 2018.

Pritet që paraqitja e Penelope Cruz të jetë mbresëlënëse.
Krahas Penelope, në këtë projekt aktrojnë edhe Edgar Ramirez, Ricky Martin e Darren Criss.

‘The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story’ do të tregojë vrasjen e Giannit dhe luftën e Donatellas pas tragjedisë, si edhe rrugëtimin e saj në botën e modës.

Gianni Versace u vra më 15 korrik të vitit 1997 përpara shtëpisë së tij në Miami.

Atë e vrau një fans me prirje homoseksuale, mirëpo detajet e ngjarjes dhe motivet e vërteta të likuidimit nuk u sqaruan asnjëherë.

COMMENTS

DISQUS: