‘Marca’ zbulon përforcimin e ri të Real Madridit për 40 milionë euro

Real Madrid ka mposhtur të gjithë konkurrentët duke u bërë favorit për transferimin e Alvaro Odriozola. E përditshmja sportive madrilene 'Marca'

Real Madrid ka mposhtur të gjithë konkurrentët duke u bërë favorit për transferimin e Alvaro Odriozola.

E përditshmja sportive madrilene ‘Marca’ raporton se 21 vjeçari do të transferohet në Santiago Bernabeu pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi i djathtë i Real Sociedad ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni në La Ligë.

Klausola në kontratën e tij në Sociedad ia lejon largimin nga klubi për një shifër prej 40 milionë euro.

COMMENTS

DISQUS: