Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa sot ka një ditë të veçantë. Ajo feston ditëlindjen. Dua ka lindur më 22 gusht 1995, ndërsa sot kur k
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa sot ka një ditë të veçantë. Ajo feston ditëlindjen.
Dua ka lindur më 22 gusht 1995, ndërsa sot kur ka prekur majat e suksesit ajo është bërë 22 vjeçe.
Në mesin e shumë urimeve që Dua i ka pranuar me rastin e ditëlindjes, ky duket të jetë më i veçanti, ngase është i babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili është poashtu i njohur në muzikë.
‘Buzëqeshja jote gjithmonë i bën dritë ditës time. E bëjmë që të dy mirë (???) Gëzuar ditëlindjen dashuria ime’, shkruan Dukagjini, përcjellë zico.tv
Dua me këngën e saj të re ‘New Rules’ së fundmi është radhitur e para në klasifikimet britanike.
Kësisoj, Dua është bërë këngëtarja e parë femër e cila pas kryesimit të Adele në vitin 2015, ka qëndruar në krye të toplistave në Britani të Madhe.


COMMENTS