Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, aktori i njohur turk, Ugur Aslan, si duket ka kaluar momente të mira. Ylli i njohur i serialit të shumëshikuar ed
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, aktori i njohur turk, Ugur Aslan, si duket ka kaluar momente të mira.
Ylli i njohur i serialit të shumëshikuar edhe tek ne, ‘Kara Sevda’, ka publikuar fotografi nga rrjetet sociale, gjatë vizitave të tij në qytetet e Kosovës.
Fillimisht, ai publikoi fotografi nga Prishtina, ndërsa më pas e ka vizituar qytetin e Prizrenit.
Njëherësh, vizita e tij nuk ka munguar edhe në Parkun e Gërmisë, nga ku e ka postuar një fotografi me vajzën.
Në serialin ‘Kara Sevda’, Aslan luan rolin e personazhit të afërt me ‘Kemalin’ që portretizohet nga Burak Ozcivit.
Ndryshe, Ugur Arslan ka lindur më 3 gusht 1972 dhe është një poet, producent, prezantues dhe aktor turk i teatrit dhe ekranit.



COMMENTS