Sindikalistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” kanë protestuar para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës me rastin e 1 Majit- Ditës Ndërkombë
Sindikalistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” kanë protestuar para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës me rastin e 1 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Mënyra që artistët e “Shotës” kanë zgjedhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ka qenë krejtësisht artistike.
Ata, të veshur me veshje kombëtare kanë mbajtur një “koncert” ku pikat kryesore të tij kanë qenë kërkesat si “Rregullimi i statusit për artista me ligj”, “Rroga bazë 550 euro”, “Sigurim Shëndetësor” etj.
Duke e konsideruar vetën si ambasadorët më të mirë të kulturës së Kosovës, sindikalistët e ansamblit “Shota” kanë thënë me këtë rast ata besojnë në shtet dhe duan të besojnë ende në shtet./Ai/

COMMENTS