Aktorit të njohur nga seriali 'O sa mirë', Jeton Zogianit i ndodhi mbrëmë një incident. Bëhet fjalë për lokalin e tij 'Te Artisti' në Fushë Kosovë.
Aktorit të njohur nga seriali ‘O sa mirë’, Jeton Zogianit i ndodhi mbrëmë një incident.
Bëhet fjalë për lokalin e tij ‘Te Artisti’ në Fushë Kosovë.
Mediat kanë raportuar se lokali është djegur. Por në një prononcim për portalin arbresh.info ‘Drenicaku’ u shpreh se ishte thjesht një incident.
‘Ishte një incident i vogël me disa pajisje dhe më pas çdo gjë u rregullua’, pohoi aktori i ‘O sa mirë’.
Përndryshe, për ta qetësuar situatën ai postoi një fotografi në Facebook ku ka bërë me dije se çdo gjë është rregulluar dhe po shkon për mrekulli.


COMMENTS