Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj, sonte në mbrëmje do të kthehet në Kosovë. Ai sipas një kom
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj, sonte në mbrëmje do të kthehet në Kosovë.
Ai sipas një komunikate të AAK-së, do tu drejtohet qytetarëve në sheshin ‘Zahir Pajaziti në Prishtinë’
Komunikata e AAK-së:
Vendimi i sotëm për lënien të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.
Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.
Drejtësia edhe mund të vonojë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, siç ndodhi sot me Ramush Haradinajn.
Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19:00 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar.

COMMENTS