Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshendetur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Ai ka shkrua
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshendetur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Ai ka shkruar në Facebook se me këtë vendim edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër UÇK-së janë të paqëndrueshme.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.
Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike.

COMMENTS