Të hënën është ndarë nga jeta avokati dhe ish-prokurori Fahri Nuhiu, nga Velekinca e Gjilanit. Nuhiu është gjetur i vdekur në zyrën e tij nga një
Të hënën është ndarë nga jeta avokati dhe ish-prokurori Fahri Nuhiu, nga Velekinca e Gjilanit.
Nuhiu është gjetur i vdekur në zyrën e tij nga një sulm në zemër ka njoftuar kryetari i Odës së Avokatëve dega regjionale në Gjilan, Shemsedin Pira.
Për nder të kontributit të tij Oda e Avokatëve dega regjionale në Gjilan të martën nga ora 10.00 mban mbledhje komemorative.
Pira e ka çmuar lartë kontributin e avokatit Fahri Nuhiu dhe angazhimin e tij të madh sa ishte edhe si prokuror në Prokurorinë e Qarkut duke u ballafaquar me shumë raste të rënda kriminale.
Varrimi i Fahri Nuhiut bëhet të martën me namazin e drekës, ora 13:00 në varrezat e Velekincës së vjetër.

COMMENTS