QKUK: Klinika e Syve, për tre muaj 11895 kontrolla – 792 prej tyre kryen operacione

Klinika e Oftalmologjisë (Syve) në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës. Nga raporti tremujor i punës rez

Klinika e Oftalmologjisë (Syve) në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës.

Nga raporti tremujor i punës rezulton se janë kryer 792 operacione, përfshirë edhe ato ambulantore, ka pasur 11895 vizita ambulatore dhe 1481 vizita sub-specialistike.

Gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me 3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër, transmeton Klan Kosova.

Në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla intervenime, pra statistika e këtij tremujori flet për shtim të vëllimit të punës.

Nga kjo klinikë ka pasur 658 aplikime të avastinës, poashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re kirurgjike të kirurgjisë vitreoretinale.

Klinika e Oftalmologjisë ka tre (3) salla operative, ambulancat specialistike (5), diagnostika – kabinetet për glaukomë, strabologji dhe retinë.

COMMENTS

DISQUS: