Përfaqësuesit e subjekteve politike në pushtet dhe të atyre ne opozitë mbrëmë kanë pasur një takim të gjatë. Pozita dhe opozita kanë diskutuar për Dem
Përfaqësuesit e subjekteve politike në pushtet dhe të atyre ne opozitë mbrëmë kanë pasur një takim të gjatë. Pozita dhe opozita kanë diskutuar për Demarkacionint, zgjedhjet, dialogun me Serbinë, asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti me anë të një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se në takimin e mbrëmshëm mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës është diskutuar për marrëveshjen e demarkacionit, zgjedhjet dhe për tema tjera.
Rashiti, i cili është organizator i këtyre takimeve këtë takim e ka vlerësuar si jo të lehtë.
Rashiti ka paralajmëruar se disa propozime të reja do të vihen për diskutimin liderëve të subjekteve politike.
Ky është statusi i plotë i Rashitit në Facebook:
Nje takim i radhes i dialogut brenshem politik u mbajt sonte. Ishte takim shume i gjate dhe jo i lehte; u diskutuan temat e rendesishme, dialogu me Serbine, asociacioni i komunave me shumice serbe, marreveshja e demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, rregullorja e kuvendit dhe procesi i vazhdimit te ketij dialogut. Disa propozime te reja do te i vihen per diskutim lidereve te subjekteve respektive.

COMMENTS