Modelja e famshme e ' Victoria’s Secret', është dukur e mrekullueshme në një festë në Miami, ditën e mërkurë. Adriana Lima kishte qenë e pranishme
Modelja e famshme e ‘ Victoria’s Secret’, është dukur e mrekullueshme në një festë në Miami, ditën e mërkurë.
Adriana Lima kishte qenë e pranishme në festën e ‘Ocean’s Drive Magazine’.
Ngjarja kishte për qëllim kremtimin e kësaj reviste me Adriana Limën të përzgjedhur për faqen kryesore, për muajin mars.
35 vjeçarja tash e një kohë nuk ka qenë shumë e përfolur nga mediet por ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Modelja shpesh ndanë momente nga përditshmëria ku shihet zakonisht me stil më të thjeshtë. Ditën e djeshme ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram me flokë të lidhur dhe pa grim duke marrë komente pozitive nga ndjekësit e saj për natyralitetin që e shfaqë çdo herë.



COMMENTS