Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrat në familjet e Qirezit dhe Likoshanit. Përmes Facebook-ut, Thaçi thotë se drejtësia duhet të
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrat në familjet e Qirezit dhe Likoshanit.
Përmes Facebook-ut, Thaçi thotë se drejtësia duhet të ndriçojë përmasat e krimeve në këto dy fshatra dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
‘Pas humbjeve që pësuan patrullat e policisë serbe nga një njësit i UÇK-së në Likoshan, në shenjë hakmarrjeje, ata ushtruan terror dhe masakër të paparë në familjet e Qirezit dhe Likoshanit.
Aty pësuan gra, burra, fëmijë, pleq, të rinj dhe të reja. Beteja te lisi gjashtnjakë ishte një paralajmërim i betejave dhe epopeve që do të pasonin në vitet 1998-1999.
Drejtësia duhet të ndriçojë përmasat e krimeve në këto dy fshatra dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë’.

COMMENTS