Shtëpia e Bardhë nuk e ka lejuar pjesëmarrjen e disa organizatave kryesore mediale në një takim joformal me gazetarët. Reporterët e rrjeteve CNN dh
Shtëpia e Bardhë nuk e ka lejuar pjesëmarrjen e disa organizatave kryesore mediale në një takim joformal me gazetarët.
Reporterët e rrjeteve CNN dhe BBC, dhe të gazetës, New York Times, ishin në mesin e disa organizatave mediale, që janë përjashtuar nga një audiencë e mbrëmshme me zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Zoti Spicer nuk ka shpjeguar se përse këto organizata janë përjashtuar, por ka tërhequr vërejtjen se Shtëpia e Bardhë do të angazhohet fuqishëm në ‘përgjigje agresive’ ndaj ‘tregimeve të rrejshme’ në lajme.
Gazetarët e agjencisë Associated Press, dhe revistës Time, u larguan nga ky takim kur dëgjuan se disa kolegëve të tyre të organizatave të tjera nuk u ishte lejuar pjesëmarrja.
Vendimi i zëdhënësit Spicer ka hasur në përgjigje të ashpër edhe të disa organizatave të tjera mediale, që ishin përjashtuar.
Ky zhvillim ndodhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lanusar edhe një sulm të ri kundër mediave, duke thënë se ‘lajmet e rrejshme’ janë ‘armiku i popullit’, derisa janë publikuar raporte që pretendojnë se ndihmësit në fushatën e tij kishin pasur kontakte me zyrtarët e inteligjencës së Rusisë.

COMMENTS