Komisioni për matjen e territorit të Kosovës prezanton sot raportin

Komisioni shtetëror i ekspertëve pritet që sot të bëjë, prezantimin e një raporti me gjetjet pas matjes së territorit të Kosovës, pas të cilit pritet

Komisioni shtetëror i ekspertëve pritet që sot të bëjë, prezantimin e një raporti me gjetjet pas matjes së territorit të Kosovës, pas të cilit pritet t’i hapet rruga riprocedimit në Kuvend të Marrëveshjes së kundërthënëshme të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Komisioni që udhëhiqet nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me pjesëmarrjen e një numri ekspertësh të fushave të ndryshme, pritet që të ofrojë rezultatet e tij bazuar në, siç thuhet, dokumentet zyrtare.

Komisioni për Matjen e territorit të Kosovës u themelua me vendim të Qeverisë së Kosovës pas një varg kundërshtimesh edhe me forcë të opozitës në Kosovë ndaj Marrëveshjes për Demarkacion, duke pamundësuar debatin për të në Kuvend.

COMMENTS

DISQUS: