Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë sot se bota është në telashe, se SHBA-ja është duke u shfrytëzuar nga çdo vend i botës dhe se ai është duk
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë sot se bota është në telashe, se SHBA-ja është duke u shfrytëzuar nga çdo vend i botës dhe se ai është duke pasur telefonata të vështira teksa punon për t’i adresuar çështjet.
‘Bota është në telashe, por ne do të ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve, në rregull? Kjo është ajo çfarë bëj – i rregullojë gjerat,’ ka thënë Trump.
Po ashtu, sipas tij liria e fesë është duke u kërcënuar.
‘Më besoni, kur dëgjoni për telefonatat e vështira që jam duke i pasur – mos u brengoseni. Thjesht mos u brengoseni,’ ka thënë ai.
Ai ka thënë se vendet tjera po e shfrytëzojnë SHBA-në
‘Gati çdo vend i botës është duke na shfrytëzuar, në të vërtetë. Po nuk do të ndodhë më,’ ka shtuar ai.

COMMENTS