Në mesin e tre veturave që u dogjën mbrëmë në një garazh pranë sheshit 'Wilson' në Tiranë, në shënjestër ishte vetura e kantautorit të njohur Flori Mu
Në mesin e tre veturave që u dogjën mbrëmë në një garazh pranë sheshit ‘Wilson’ në Tiranë, në shënjestër ishte vetura e kantautorit të njohur Flori Mumajesi.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se një person i pa identifikuar me qëllim i ka vënë zjarrin veturës së Florit.
Kamerat e sigurisë tregojnë një person rreth 30 vjeç me bluzë me kapuç që derdh dy bidona me benzinë tek makina e Mumajesit.
Policia informoi pas mesnatës se ‘si pasojë e tymit u morën masa sigurie për evakuimin e banorëve të pallatit.’
Shërbimi zjarrfikës thotë se intervenimi ka qenë i vështirë për shkak të pozicionit.
Policia nuk detaje por thotë vetëm se po punon për sqarimin e rrethanave.
Ndërkohë, producenti i njohur Flori Mumajesi qenë i ftuar në emisionin ‘E diela Shqiptare’, për të diskutuar për ndikimin e muzikës ‘tallava’ në muzikën shqiptare.

COMMENTS