Mbrëmja e kaluar shënoi edhe një prej datave më të rëndësishme të familjes Mustafa, e kjo për faktin se djali i kryeministrit Mustafa, Besniku, i dha
Mbrëmja e kaluar shënoi edhe një prej datave më të rëndësishme të familjes Mustafa, e kjo për faktin se djali i kryeministrit Mustafa, Besniku, i dha fund beqarisë.

Besniku kurorëzoi me martesë lidhjen e tij disa vjeçare me vajzën Edita Bajrami në mënyrën më të mirë të mundshme në një mbrëmje të mrekullueshme mes miqsh e familjarësh.


Pjesë e dasmës përveç familjes ishin të ftuar edhe shumë fytyra publike ndër ta këngëtarë, prezantues, biznesmen etj.


Në një video Kryeminsitri Mustafa shihet duke vallëzuar në rreth me djalin dhe nusen.
Një kryeministër si Isa Mustafa është vështirë me paramendua duke kënduar.
Mustafa është incizuar në një video duke kënduar në sofrën e burrave së bashku me këngëtarin Afrim Muqiqi.
Kur i vije radha këngës së Destan Begut, Mustafa insiston t’i bashkëngjitet Muqiqit.
Ky moment ndez edhe më fort atmosferën në dasmën e Besnikut, djalit të Mustafës.

COMMENTS