Këngëtarja e famshme e muzikës popullore Violeta Kajtazi ka shënuar edhe një sukses tjetër. Ajo tashmë është bërë Magjistre për Marrëdhënie Ndërkombët
Këngëtarja e famshme e muzikës popullore Violeta Kajtazi ka shënuar edhe një sukses tjetër. Ajo tashmë është bërë Magjistre për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci.
Lajmin për këtë e ka bërë me dije vet Violeta përmes një postimi në Facebook, e cila ka falënderuar familjarët, kolegët, rektorin dhe mentorin e Kolegjit ‘Fama’.
Tani e tutje mbetet të shihet nëse Violeta Kajtazi përveç muzikës do të jetë e angazhuar edhe ndonjë pozicion tjetër që ka të bëjë me shkollimin e saj.



COMMENTS