Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në magjistralen Gjilan - Kamenicë, ndërsa si pasojë raportohet për tre persona të lënduar. Nga hetimet
Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në magjistralen Gjilan – Kamenicë, ndërsa si pasojë raportohet për tre persona të lënduar.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti rrugor të ketë ardhur kur vetura Pasat me tabela 06 me vozitës shqiptar shtetas i Kosovës ka qarkulluar në relacionin Kamenicë – Gjilan, fillon parakalim të pasigurt në kthesë në vijë të plotë dhe ndeshet me Vetura Suzuki me tabela po 06 e cila ishte duke qarkulluar në relacion të kundërt.
Si pasojë e ndeshjes lëndime trupore pësojnë dy vozitësit dhe pasagjerja e veturës Suzuki.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cila ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt në Gjykatë, njofton zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
COMMENTS