Data 19 Gusht është kthyer në Ditën Botërore të Fotografisë. Ajo vjen nga shpikja e proçesit të daguerreotipisë, një proces fotografik i zhvilluar nga
Data 19 Gusht është kthyer në Ditën Botërore të Fotografisë. Ajo vjen nga shpikja e proçesit të daguerreotipisë, një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicéphore Niépce dhe Louis Daguerre që në 1837.
Më 9 janar 1839, Akademia franceze e Shkencave njoftoi procesin daguerreotype dhe disa muaj më vonë, më 19 gusht, 1839, qeveria franceze në një ceremoni publike njoftoi shpikjen si një dhuratë që mund të përdorej lirisht nga bota.
Duhet të theksohet se daguerreotipia nuk ishte imazhi i parë fotografik. Në 1826, Nicéphore Niépce kishte shkrepur një fotografi më të hershme të njohur si ‘Pamje nga dritarja në Le Gras’, duke përdorur një proces të quajtur Heliografi.
Sot kjo ditë është me pak fjalë dita zyrtare e ditëlindjes së fotografisë. Ndaj ne mendojmë se fotografia ishte një hap i madh i botës së civilizuar drejt zhvillimit.
17 vite më pas, Pietro Marubbi do të themelonte në Shkodër një ndër më të parët studio fotografike të Ballkanit, të quajtur me emrin, ‘Foto Studio Marubbi, casa fondata nel 1856’.
COMMENTS