Reperi i njohur Ledri Vula është një nga figurat publike më të spikatura të momentit. Karrierën e tij muzikore Ledri e nisi me grupin 'Skillz' bashkë
Reperi i njohur Ledri Vula është një nga figurat publike më të spikatura të momentit. Karrierën e tij muzikore Ledri e nisi me grupin ‘Skillz’ bashkë me Visar Shalën me këngën ‘Krejt i kom’. Pasi nuk i qëndroi kohës, grupi u shpërbë pas mosmarreveshjeve midis dy reperëve.
Në karrierën muzikore si solo artist, Ledri ka realizuar bashkëpunime të shumta, shumica prej tyre janë edhe hite të njohura dhe jo vetëm kaq por, bashkëpunimet e tij me femra janë perfolur se nuk kanë mbetur vetem në një klip 3 minutësh. Mjaft i pëlqyer nga gjinia femërore. I cilësuar si Don Zhuan, Ledri disa herë është zgjedhur edhe si mashkulli më sexy në estradën shqiptare.
Ai së fundmi ka publikuar këngën ‘Kings’ ndërsa është pritur shumë mirë nga publiku. Vetëm për afro një muaj, projekti i ri i Ledrit në YouTube është klikuar mbi 6 milionë herë.
Por, duke u kthyer në retrospektivë, e imagjinoni se si ka qenë Ledri në paraqitjen e parë publike në spektaklin ‘Zhurma Video Music Awards 2004’? Mos e imagjinoni, por ndiqeni videon e mëposhtme dhe komentojeni vet!
‘zico.tv’
COMMENTS