Si pjesë e kampanjës për rivitalizimin dhe mbrojtjen e kinemasë së qytetit, 'Anibar' dhe Kinema 'Jusuf Gërvalla' njoftojnë se që nga data 18 mars do t
Si pjesë e kampanjës për rivitalizimin dhe mbrojtjen e kinemasë së qytetit, ‘Anibar’ dhe Kinema ‘Jusuf Gërvalla’ njoftojnë se që nga data 18 mars do të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët, për peticionin kundër privatizimit të Kinemasë së Qytetit të Pejës.
Për këtë iniciativë, të cilës i janë bashkangjitur shumë vullnetarë të Pejës, do të përdoren gjithsej pesë lokacione të Pejës për mbledhjen e nënshkrimeve.
Nënshkrimet do të mblidhen në këto pika:
1. Qendra e qytetit,
2. Universiteti ‘Haxhi Zeka’
3. Stacioni i Autobusëve
4. Çarshia e Gjatë
5. Kinemaja ‘Jusuf Gërvalla’
Pikat e peticionit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10:00 deri në 15:00, deri më 28 mars.
Deri më tash, iniciativa ‘Kino për Qytetin’ ka qenë e lansuar online dhe ka marrë përkrahjen e madhe të qytetarëve. Mbledhja e nënshkrimeve nëpër qytet është hapi i dytë në listën e veprimeve kundër procedurës së privatizimit të kinemasë.

COMMENTS