Një grup shkencëtarësh evropianë njoftuan sot se kanë zbuluar disa antitrupa të aftë të neutralizojnë virusin Zika, një zbulim që i hap rrugën krijimi
Një grup shkencëtarësh evropianë njoftuan sot se kanë zbuluar disa antitrupa të aftë të neutralizojnë virusin Zika, një zbulim që i hap rrugën krijimit të një vaksine kundër këtij virusi që shkakton dëmtime cerebrale tek fetusi.
‘Në studimet e zhvilluara në laboratorë, antitrupat mundësuan neutralizimin e Zikas dhe njëkohësisht të virusit etheve tropikale’, treguan shkencëtarët për revistën shkencore ‘Nature’.
‘Ky zbulim mund të hapë rrugën për krijimin e një vaksine universale që mbron njëkohësisht kundër të dyja sëmundjeve’, theksuan shkencëtarët.
Virusi ‘Zika’ sulmon gratë shtatzëna dhe prek fetusin, duke i deformuar ata.
Simptomat janë këto:
– Një në pesë persona të prekur nga virusi është i sëmurë me grip,
– Sëmundja me grip është e lehtë dhe zgjatë deri në një javë,
– Të prekurit kanë skuqje, ethe, shenja në lëkurë, dhembje trupi (plogështi) dhe skuqje të syve që zgjasin disa ditë,
– Nuk paraqitet me sëmundje të rëndë, që rehabilitohet në spital
Tretmani është ky:
– Shmangni udhëtimet në Afrikë,
– Ruhuni nga pickimet e mushkonjave, sepse java e parë e virusit në trup është në gjak dhe mund të transportohet nga mushkonjat.
– Pini lëngje më shumë,
– Mund të përdorni ilaçe si Acetaminophen ose paracetamol
COMMENTS