Përbërësit: 5 vezë 1 filxhan sheqer (filxhani 200 ml) 1 filxhan vaj 1 filxhan jogurt 1 qese pluhur për ëmbëlsira 2 filxhanë miell
Përbërësit:
5 vezë
1 filxhan sheqer (filxhani 200 ml)
1 filxhan vaj
1 filxhan jogurt
1 qese pluhur për ëmbëlsira
2 filxhanë miell
1 sheqer vanilje
500 gr. vishnje
Përgatitja:
Ndani të bardhët dhe të verdhët e vezëve, pastaj të bardhëve të vezëve shtoni sheqer dhe përzieni derisa të krijohet shkuma.
Në të verdhët e vezëve shtoni vajin, jogurtin, miellin dhe qeskën e pluhurit dhe përzieni ngadalë me lugë.
Pastaj në atë pjesën e verdhë ngadalë shtoni shllagun e të bardhëve të vezëve dhe sheqerit, përzieni derisa përbërësit të bashkohen.
Në tepsi të lyer me vaj dhe në të cilën keni hedhur miellin qitni përbërjen e cila do të duhej të jetë pak më e dendur se sa që jeni mësuar ta bëni.
Pastaj ‘hidhni’ vishnjat e pastruara në sipërfaqe të ëmbëlsirës.
Pjekini në 200 gradë celsius 15 minuta. Kur korja të fillojë të ndahet nga tepsia, do të thotë që ëmbëlsirën duhet ta nxirrni nga furra.
Sheqerin e vanillës ia hidhni ëmbëlsirës derisa është e nxehtë. Shërbejeni kur ëmbëlsira të jetë plotësisht e ftohur.
COMMENTS