Përbërësit: 1 pako biskota Oreo (të copëtuar), 1 pako krem pana (hopla), çokollatë të bardhë, çokollatë të zezë. Përgatitja: Duke përdo
Përbërësit:
1 pako biskota Oreo (të copëtuar),
1 pako krem pana (hopla),
çokollatë të bardhë,
çokollatë të zezë.
Përgatitja:
Duke përdorur mikserin, i përziejmë biskotat Oreo dhe kremin së bashku. Pastaj nga masa e fituar, formojmë toptha me madhësi mesatare. I lëmë të rrinë për pak kohë.
E hedhim 3/4 e çokollatës së bardhë në një tigan dhe e lëmë derisa të shkrihet. Kur të shkrihet e hedhim në një enë. Pastaj duke përdorur kruese dhëmbësh, i ngjyejmë topthat në çokollatën e bardhë.
I mbështjellim me letër kuzhine dhe i lëmë të forcohen për 15 minuta. Derisa presim, e hedhim 1/4 e çokollatës së zezë në një tigan dhe lëmë derisa të shkrihet.
I hedhim një sy topthave duke kontrolluar se a janë forcuar dhe pastaj i dekorojmë me çokollatën e mbetur.
COMMENTS