E kaltra është një nga ngjyrat e tendencës për verën 2016. E freskët, e lehtë është ngjyra e duhur për të pasuruar garderobën tuaj, duke filluar nga f
E kaltra është një nga ngjyrat e tendencës për verën 2016. E freskët, e lehtë është ngjyra e duhur për të pasuruar garderobën tuaj, duke filluar nga fustanet, bluzat, pantallonat e deri tek aksesorët.
Mund të zgjedhësh një fustan ose bluzë, por mund edhe të luash me aksesorët për të ndriçuar pamjen tënde, ose mund të vishni diçka me ngjyrat e qiellit dhe ta kombinoni me aksesorë me tone më të errëta.
E bardha, ngjyrë e shkëlqyer për verën është një aleat i mirë për të kaltrën, ndërsa për në mbrëmje zgjidh ta kombinosh me blunë e errët.
E kaltra është perfekte për një fustan të lehtë e të gjatë deri tek gjuri, për ta veshur me një palë sandale ngjyrë floriri dhe për ta kombinuar më pas me aksesorët e duhur si vathët dhe çanta.
COMMENTS