Super Notebookët e ri 2-1 nga Samsung

Samsung ka prezantuar një laptop të ri 2 në 1 të quajtur 'Notebook 7 spin', i cili do të vijë në dy modele, njërin 15.6 inç e tjetrin 13 inç. Samsu

Samsung ka prezantuar një laptop të ri 2 në 1 të quajtur ‘Notebook 7 spin’, i cili do të vijë në dy modele, njërin 15.6 inç e tjetrin 13 inç.

Samsung ka treguar se me vetëm 20 minuta mbushje të baterisë, Notebook 7 mund të përdoret për më shumë se dy orë, ndërsa kanë thënë se ajo mund të mbushet komplet për vetëm 2 orë.

Modeli 15.6 inch merr vetëm 90 minuta për të mbushur komplet, ndërsa ai 13 inch për 100 minuta.

Notebook 7 Spin 13 inç ka procesorin Intel të gjeneratës së gjashtë Core i5-6200C, RAM 4GB, e kartelën grafike Intel HD 520, ndërsa çmimi i tij është 799 dollarë.

Ndërsa Notebook 7 Spin 15.6 inç ka procesorin i7-6500U Intel të gjeneratës së gjashtë, RAM 12 apo 16 GB DDR4 ndërsa kartelën grafike Nvidia GeForce 940MX për lojëra, me çmim startues prej 999 dollarë e deri në 1199 dollarë.

Që të dy do të shiten direkt nga Samsung.

COMMENTS