Supë me salsiçe, spinaq dhe fasule të bardha

Përbërësit për 4 persona: Fasule të bardha 200 gr Spinaq 200 gr Selino një degë Qepë 1 kokërr të madhe 2 Karota 2-3 salsiçe Kripë, piper Vaj ullir

Përbërësit për 4 persona:

Fasule të bardha 200 gr Spinaq 200 gr Selino një degë Qepë 1 kokërr të madhe 2 Karota 2-3 salsiçe Kripë, piper Vaj ulliri

Përgatitja:

Vini fasulet e bardha në ujë që në mbrëmje për t’i gatuar të nesërmen. Ziejini për rreth 1 orë dhe kullojini. Në një tigan të madh skuqni qepën e grirë imët me selinonë e pastruar nga fijet dhe karotën (të dyja të prera në kubikë). Lërini për disa minuta e më pas shtoni fasulet bashkë me pak ujë. Nëse fasulet nuk kanë shumë nevojë për të zierë shtojuni salsiçet dhe në fund spinaqin e pastruar e të prerë në copa të vogla. Rregulloni shijen me kripë e piper.

COMMENTS