Supa e shijshme prej domateve zgjon shqisat tuaja me vetëm një lugë, dhe për më tepër është vegjetariane. Përbërësit: 500 ml. salcë domatesh 1
Supa e shijshme prej domateve zgjon shqisat tuaja me vetëm një lugë, dhe për më tepër është vegjetariane.
Përbërësit:
500 ml. salcë domatesh
1 qepë
2 karrota (të grimcuara)
Pak vaj
Pak kripë
Pak piper
Pak majdanoz të grirë
1 lugë çaji sheqer
1 gotë (200 ml.) ujë të ngrohtë
Përgatitja:
Në një tigan të mesëm me pak vaj skuqni qepën dhe më pas shtoni karrotat e grimcuara. Hidhni kripë sipas shijes dhe lëreni të zihet për rreth 10 minuta në temperaturë të ulët.
Pastaj shtoni salcë domatesh dhe sërish hidhni kripë, por edhe një lugë çaji sheqer dhe një gotë ujë të ngrohtë. Pasi të vlojë supa, shtoni edhe disa kokrra makaronash dhe zieni edhe për 15 minuta. Pak pranë fundit të gatimit, vëni pak majdanoz të copëtuar dhe fikni ngrohjen, por lëreni supën që të vlojë dalëngadalë deri sa të ketë nxehtësi.
Shërbejeni të nxehtë, me kube të vogla prej bukës apo feta buke të sanduiçeve me djathë të shkrirë në të. Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe një lugë gjelle salcë kosi.
COMMENTS