Sipas një studimi të ri të bërë në Portugali, pica plot me djathë dhe proshutë bashkë edhe me ndonjë spec djegës sipër do të mund të jetë zgjidhje për
Sipas një studimi të ri të bërë në Portugali, pica plot me djathë dhe proshutë bashkë edhe me ndonjë spec djegës sipër do të mund të jetë zgjidhje për humbjen e tepricës së kilogramëve.
Është konstatuar që kjo metodë vërtet ndihmon në humbjen e kilogramëve, sepse të hash një herë në javë ndonjë ushqim të shijshëm përjetohet si shpërblim për tërë mundin dhe heqjen dorë nga ushqimi gjatë gjashtë ditëve të kaluara.
Në studimin e bërë kanë marrë pjesë vullnetarët e ndarë në dy grupe. Edhe grupit të parë edhe atij të dytë u është lejuar të hanë 10.500 kalori në javë. Mirëpo, njëri grup ka pasur privilegjin që një herë në javë të hajë picë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër me kalori të larta.
Megjithatë, numri i përgjithshëm i kalorive të marra në javë nuk është lejuar të kalohet. Domethënë, nëse një ditë e kanë tepruar, ditëve të tjera kanë marrë më pak kalori.
Pikërisht ky grup ka pasur rezultate më të mira në fund të studimit, përkatësisht ka humbur më tepër kilogramë.
COMMENTS