Sandviç me proshutë dhe pjeshkë

        Përbërësit: 8 feta buke 4 lugë çaji mustarde piper 4 feta djathë pice 120 gr. proshutë në feta 2 pjesh

 

 

 

 

Përbërësit:

8 feta buke
4 lugë çaji mustarde
piper
4 feta djathë pice
120 gr. proshutë në feta
2 pjeshkë mesatare të qëruara dhe të ndara në feta
1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Lyeni 4 feta buke me mustardë dhe shtoni piper sipas dëshirës. Shtoni një fetë djathë, proshutë dhe disa thela pjeshke. Nëse dëshironi, mund t’i shtoni dhe pak mjaltë.

Vendosni një fetë buke përmbi dhe vendosini në tostier deri sa të theken.

COMMENTS