Samsung prek rekordet për shitje të telefonave

Samsung Electronics ka publikuar të ardhurat e plota të çerekut të dytë të këtij viti, duke konfirmuar kështu rritjen më të madhe të shitjeve të kompa

Samsung Electronics ka publikuar të ardhurat e plota të çerekut të dytë të këtij viti, duke konfirmuar kështu rritjen më të madhe të shitjeve të kompanisë në dy vitet e fundit.

Të ardhurat kanë arritur vlerën 50.94 trilionë dollarë, 5% më shumë prej vitit të kaluar. Ndërkohë të ardhurat operative të kompanisë janë rritur për 18%.

Kjo rritje vjen si pasojë e shitjeve të larta të pajisjeve Galaxy S7 dhe S7 Edge. Galaxy S7 Edge ka arritur mbi gjysmën e shitjeve të linjës Galaxy S7 duke shtuar kështu profitin e përgjithshëm të kompanisë.

Samsung ka deklaruar se planifikon të ketë shitje të ngjashme edhe në çerekun e tretë, pasi së shpejti do të lansojë pajisjen e re, Galaxy Note 7.

COMMENTS