Secili prej përbërësve të recetës ka nga vlerat ushqyese më të mira që i nevojiten trupit. Është një pjatë e freskët, e shijshme dhe e bukur, krejt
Secili prej përbërësve të recetës ka nga vlerat ushqyese më të mira që i nevojiten trupit.
Është një pjatë e freskët, e shijshme dhe e bukur, krejtësisht pranverore. Ajo që iu intereson më tepër është që mund ta përgatisni për pak minuta, mjafton të lani spinaqin…
Për 4 persona duhen:
400 gr. luleshtrydhe
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle lëng limoni Kripë,
piper
100 gr. spinaq të vogël
Pak sallatë jeshile
200 gr. djathë të bardhë
Luleshqerra për zbukurim
Përgatitja:
Pastrojmë, lajmë dhe thajmë me kujdes luleshtrydhet, spinaqin, sallatën. Copëtojmë sallatën në copa të vogla dhe presim spinaqin imët.
Përziejmë 100 gr. luleshtrydhe me vajin e ullirit, mustardën dhe lëngun e limonit derisa të bëhen masë homogjene. Shtojmë kripë e piper. Pjesën tjetër të luleshtrydheve e ndajmë përgjysmë.
Copëtojmë djathin e bardhë në copa të mëdha. Bashkojmë spinaqin, sallatën dhe luleshtrydhet në një tas të madh dhe u hedhim sipër salcën e përgatitur. I përziejmë së bashku dhe shtojmë sipër copat e djathit dhe luleshqerrat.
COMMENTS